Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj është ende në vijim.
Aktualisht, kanë mbetur rreth 14 mijë vota të panumëruara nga jashtë vendit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktualisht po numërohen votat e diasporës për kandidatët në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës.
Autoritetet zgjedhore pritet ë së shpejti të përmbyllin procesin e numërimit të votave.
(Arena e Lajmit)
“Arena e Lajmit”