Votat preferenciale në Tiranë! “Luftë” e ashpër mes Gjylametit e Xhaçkës, Qefaliajt e Ornaldo Rakipit. Tek PD, Tabaku e Alimehmeti “kokë më kokë”

Po vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, me një interes të lartë për rezultatet në listat e hapura, ku gara mes kandidatëve kryesorë është tepër e ngushtë.

Në Partinë Socialiste, një “luftë” e ashpër po zhvillohet mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, të cilat synojnë sigurimin e mandatit përmes votave preferenciale. Po ashtu, një garë tjetër e fortë është mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, që ndodhen pranë njëri-tjetrit në numër votash.

Edhe në kampin opozitar, në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po përballen “kokë më kokë”, duke garuar  në listën e hapur, me diferencë të vogël mes tyre.

Kqz2
Kqz2
Kqz3
Kqz3
Kqz4
Kqz4

Deri tani janë numëruar 3.320 nga 42,402 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët. Procesi i numërimit po vijon dhe pritet që në orët në vijim të ketë rezultate më të qarta për përbërjen përfundimtare të listës fituese.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook