Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Presidentin e Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), Stephen Harper.
Gjatë bisedës, Berisha shprehet se e njohu Harperin me situatën politike në Shqipëri dhe, në veçanti, me zhvillimet e zgjedhjeve të fundit, të cilat kreu demokrat i cilëson si “masakër elektorale”.
“Një takim i rëndësishëm me Presidentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri”, shkruan Berisha.
(Arena e Lajmit)