Ç’ndodhi mbrëmë në Goca & Gra? Jozi përplaset me Eglën

Pas një muaji heshtjeje nga skena publike, Joz Marku bëri rikthimin e tij të parë televiziv mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca & Gra”, ku përballë moderatoreve ndau versionin e tij për incidentin në Big Brother VIP Albania 4.

Në një rrëfim emocional, Jozi sqaroi se momenti kur Gjest i hapi derën teksa ai po largohej nga shtëpia ishte “provokimi final”, i cili çoi në shpërthimin e tij të nervave dhe në goditjen që tronditi publikun.

Ai e cilësoi veten si njeriu që ka duruar më shumë nga të gjithë dhe tha se nuk është aspak krenar për veprimin e bërë, duke kërkuar falje publike për të gjithë ata që janë ndikuar nga kjo ngjarje.

Por momenti më i tensionuar i intervistës ndodhi kur Egla Ceno, fituese e BBVA3, e pyeti se si reaguan miqtë e tij pas incidentit. Kjo pyetje duket se e acaroi Jozin, i cili i ktheu:

“Nëse do ta dish si reaguan shokët e mi, mund të më ftoni një herë tjetër bashkë me ta.”

Situata u agravua më tej, kur Jozi i përmendi Eglës të kaluarën e saj në Big Brother, duke e akuzuar si banoren e parë që ka ushtruar dhunë ndaj të tjerëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Egla Ceno: “Është e rëndësishme që ai ta thotë me gojën e vet për të dhënë qoftë edhe një mesazh. Kaq e thjeshtë është!” Jozi: “Është një veprim që nuk më bën krenar, po të them. Ndjej kegardhje për secilin që e ka përjetuar keq. Nuk jemi pro dhunës asnjëherë.”

Egla Ceno: “Jozi, unë nuk jam kurioze për shogërinë tënde. Ishte një përgjigje e shëmtuar ajo që dhe.”

Jozi: “Pyetja jote është shumë më e shëmtuar. Ti je ajo që ke gabuar fillimisht, para nesh. Ke gjujt me gjëra më të forta. Ty të kemi parë fillimisht, pastaj kemi ardhur ne, brezi tjetër.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook