Euro U-17 2025 / Shqipëria mbyll përgatitjet, gjithçka gati për ndeshjen e parë ndaj Portugalisë

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë.

Ekipi mbylli pasditen e sotme përgatitjet. Të gjithë lojtarët, nën urdhrat e trajnerit Andrea Tedesco, u stërvitën normalisht dhe janë të gatshëm për sfidën me Portugalinë.

Ndeshja e parë e Grupit A, Shqipëri – Portugali, zhvillohet nesër në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 18:00.

Përballja tjetër e Grupit A, Gjermani – Francë, luhet po nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:30.

Biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 vazhdojnë të shiten online në ebileta.al. Në “Arenën Kombëtare” pritet një atmosferë shumë e zjarrtë për ndeshjen e parë të Shqipërisë, ku përpara fillimit të takimit do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook