
JJ, rrëmbeu zemrat e jurisë së Eurovision2025 dhe publikut me një baladë që flet për dhimbjen e ndarjes, por që nuk harron të japë shpresë. Me 436 pikë në total, kjo fitore nuk ishte thjesht një numër — ishte përmbledhja e punës, emocionit dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm.
Por kush është vërtetë prapa këtij suksesi?
Kënga “Wasted Love” është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes vetë JJ-së, Thomas Turner dhe Teodora Spiric — ose siç e njohim më mirë, Thea Devy. Nëse emri i saj ju duket i njohur, ka një arsye: Thea ka përfaqësuar Austrinë në Eurovision 2023 me “Who The Hell Is Edgar?” së bashku me Salena.
Ky trio i talentuar ka sjellë në skenë një këngë që shpalos ndjeshmëri, brishtësi, por edhe fuqinë e rritjes personale përmes dhimbjes.
I pyetur më parë, JJ tha me sinqeritet: “Nëse fitoj, do të qaj nga gëzimi”.