Viktor Gyokeres, sulmuesi suedez dhe padyshim një nga lojtarët më të mirë në këtë rol në Evropë, do të largohet nga Sportingu i Lisbonës këtë afat kalimtar veror. Sipas ekspertit të tregut, Fabrizio Romano, tashmë është arritur një marrëveshje për tarifën e transferimit.
Një ofertë totale prej rreth 65 milionë euro mund të mjaftojë për të marrë dritën jeshile nga klubi portugez. Kjo është marrëveshja e arritur mes drejtuesve të Sportingut dhe lojtarit suedez disa muaj më parë.
Aktualisht, raportohet se negociatat janë duke u zhvilluar me disa klube të mëdha evropiane të interesuara për shërbimet e tij, me Arsenalin që duket se është në pole pozition për të siguruar shërbimet e Gyokeres.