Jozefina Topalli publikon fletën e votimit nga diaspora: Pushteti ka fituar 90% të votave. Edhe AI me algoritëm manipulimi maksimal s’e nxjerr këtë rezultat

Drejtuesja politike e PD për diasporën Jozefina Topalli ka publikuar një fletë votimi nga diaspora për qarkun Fier, ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 90% të votave.

Ajo e ka cilësuar këtë rezultat si të pabesueshëm. Sipas saj, një përqindje e tillë është tipike për regjime autoritare dhe nuk mund të arrihet në kushte të një procesi të ndershëm zgjedhor.

Postimi i drejtueses së PD për diasporën, Josefina Topalli:

Kjo është vetëm një nga minierat e fletëve të diasporës, ku pushteti gdhend 90%. Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin

Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar.

Këtë rezultat nuk e arrin as inteligjenca artificiale me algoritëm manipulimi maksimal.

Topalli2
Topalli2

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook