“Mirënjohje për çdo votë”! Mesazhi i Dhurata Çupit pas zgjedhjeve: Asgjë s’duhet të na ndalë ta bëjmë PD-në fituese

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur në Tiranë, Dhurata Çupi, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve, ku nuk arriti të sigurojë një mandat në parlament.

Me anë të një mesazhi publik në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mirënjohje për qytetarët dhe për të gjithë demokratët që kontribuan në fushatë. Çupi shprehet se asgjë nuk duhet të ndalë demokratët dhe qytetarët, për ta bërë PD-në fituese.

“Faleminderit dhe mirënjohje për çdo votë! Faleminderit çdo demokrati që punoi me zemër e përkushtim në fushatë! Asgjë nuk duhet të na ndalë për ta bërë fituese Partinë Demokratike.”, shkruan Çupi.

Dhurata Çupi, deputete aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, u la në listën e hapur të PD në Qarkun e Tiranës. Ajo siguroi në zgjedhjet e 11 majit rreth 3 mijë vota nominale. PD arriti të marrë 12 deputetë nga lista e sigurt në Qarkun e Tiranës dhe vetëm 1 nga lista e hapur.

Në garën mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, fituese u shpall e para me rreth 20 mijë vota, kundrejt 18 të tilla të të dytit.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook