Partizani e Vllaznia te favoritët, Egnatia dhe Dinamo e kanë “malore”

Më shpejt se zakonisht për shkak të Europianit U-17 që do të zhvillohet në vendin tonë, Shqipëria para pak ditësh i vuri kapakun sezonit futbollistik për klube, duke dhënë edhe të gjitha verdiktet. Sakaq, Kosova dhe Maqedonia kanë përcaktuar kampionët e tyre, Dritën dhe Shkëndijën, që gjithashtu marrin pjesë në Champions Legaue me Egnatian.

Partizani, Vllaznia dhe Dinamo do të luajnë në Ligën e Konferencës. Më të rëndësishmet janë ato për klubet e kualifikuara në kompeticionet e UEFA-s, ku kanë mundësinë të kalojnë ture dhe të sigurojnë të ardhura të rëndësishme për të rritur ambiciet e tyre. Shorti, që është planifikuar të hidhet më 17 qershor, është një element kyç në mundësinë e skuadrave tona për të përparuar më tej.

KAMPIONËT – Egnatia, për të dytin sezon radhazi, e sheh veten si pjesëmarrëse të Champions League, pasi u shpall sërish kampione e Shqipërisë, duke dominuar futbollin shqiptar. Presidenti Demrozi ka pranuar publikisht se synimi janë grupet e Ligës së Konferencës, ku duket thënë se duke parë cilësinë e ekipit, gjithçka është e mundur, por aspak e lehtë. Në ndarjen e vazove, Egnatia renditet në vazon e jo favoritëve për shkak të koeficientit të ulët (2.500) dhe kundërshtarë të mundshëm ka emra të frikshëm si Ludogorets, Malmo, Zalgiris apo KuPS.

Sakaq, në vazon e rivalëve të mundshëm të Egnatias është edhe Drita, që ka një koeficient 9.000, çka i jep një avantazh të konsiderueshëm mbi rivalët e mundshëm në raundin e parë të Champions League. Në vazon e jo favoritëve, njëkohësisht si rivale e mundshme e Dritës është edhe Shkëndija e Tetovës, skuadra shqiptare që u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut. Rivalët e mundshëm të kuqezinjve janë të njëjtët me Egnatian.

TË TJERËT – Partizani e mbylli kampionatin mes vështirësish, por në Ligën e Konferencës do të ketë avantazhin e renditjes në vazon e favoritëve të shortit të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Me këtë pozicionim, të kuqtë do të kenë si rivalë të mundshëm emra skuadrash të vendeve pa traditë futbolli si Andorra, Malta, Ishujt Faroe apo San Marino. Gjithsesi, nuk mungojnë as rivalë të tjerë të mundshëm mjaft seriozë dhe të rrezikshëm.

Në situatë të njëjtë me “Demat” ndodhet edhe Vllaznia, që gjithashtu ka arritur të jetë në vazon e favoritëve falë koeficientit. Dinamo e nis me vështirësi, pasi renditet në vazon e jo favoritëve dhe rivalë të mundshëm ka skuadra që konsiderohen mjaft të forta. Gjithsesi, në letër çdo kundërshtar duket i kalueshëm, sidomos për faktin që ekipi blu po e ruan strukturën dhe pritet të mbajë të gjithë lojtarët e spikatur në këtë fushatë të Ligës së Konferencës.

Screenshot 2025-05-18 171026 Screenshot 2025-05-18 171049


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook