Një aksident ka ndodhur në fshatin Muriqan, kur një 16-vjeçar, i cili drejtonte një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur një biçikletë që udhëhiqej nga një 76-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftim i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
()