Përfundojnë ndeshjet e javës së parafundit në La Liga. E “dehur” nga fitimi i titullit në Spanjë, Barcelona pësoi disfatë 2-3 në shtëpi ndaj Villareal.
Real Madrid triumfoi 0-2 ndaj Sevillias, në sfidën e luajtur në “Ramon Sanchez Pizjuan”.
Espanyoli i Marash Kumbullës u mund 2-0 nga Osasuna dhe do kërkojë mbijetesën në javën e fundit. Për momentin, Kumbulla me shokë janë 2 pikë larg zonës së rënies.
Në sfidat e tjera, Atletico Madrid mposhti 4-1 Betisin, ndërsa Valencia-Bilbao përfundoi 0-1.