Në emisionin me “Zemër të Hapur“ në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar historia e Etlevës e cila është akuzuar për dhunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës , një ngjarje e cila ka ndodhur disa vite më parë. Ajo është rikthyer përsëri në studio, duke dhënë versionin e saj të ngjarjes.
Gjatë rrëfimit të saj Etleva deklaroi se për të ka qënë një periudhë e vështirë dhe se është bërë më e fortë për hir të fëmijëve të saj. Ajo tregoi gjithashtu se me ish-bashkëshortin ishte njohur në rrjetin social facebook dhe pas disa kohësh kishin realizuar edhe fejesën.
Më tej Etleva shtoi se se ai e kishte gënjyer se kishte ndenja për të dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte që ajo të shkonte t i shërbente një gruaje e cila i kishte premtuar se do i linte pasurinë e saj pasi jetonte vetëm.
“Unë jam bërë shumë e fortë vetëm për fëmijët e mi. Ka qënë një periudhë shumë e vështirë.Me Afrimin jam njohur në facebook. Pas disa javësh ne realizuam fejesën.Ai më kishte gënjyer për fejesën sepse dëshironte që unë të shkoja t i shërbeja një zonjeje e cila jeton në Himarë dhe ajo pasi jetonte vetëm do ti linte pasurinë e saj“. tha ajo
Etleva theksoi se gjatë martesës, ajo ka qënë e bullizuar nga vjehrra e saj pasi ajo nuk ishte dakord për martesën e tyre. Ajo tha se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj edhe kur ajo ishte shtatzëne pasi ajo nuk kishte shkuar të vizitonte vjehrrën. Sipas saj Afrimi paratë e fituara nga emigracioni në Itali, nuk i jepte për fëmijët e tyre të mitur, por cdo gjë shkonte për prindërit e tij.
“Ai ishte shumë i paqëndrueshëm emocionalishtë dhe gjithashtu mora vesh se ai kishte qënë edhe i fejuar më përpara. Kur kam shkuar të jetoja tek shtëpia e tij, vjehrra nuk më donte dhe gjatë gjithë kohës më perqeshte dhe kërkonte të konfliktohej me mua. Ajo nuk ishte dakord që ne të dy të bënim dasmën. Afrimi ka ushtruar dhunë ndaj meje edhe kur isha shtatzënë , më godiste me shkelma dhe grushta tek barku për arsye se unë nuk vizitoja vjehrrën. Afrimi cdo gjë që fitonte nuk i jepte për fëmijët tonë, por për prindërit e tij dhe unë nuk kam folur pasi nuk kisha as mbështjetjen e familjes time.“ theksoi Etleva
Në fjalën e saj, ajo tha se edhe vjehrri i saj kishte tentuar ta godiste me tullë. Ajo gjithashtu mohoi se kishte goditur kunatin dhe vjehrrën me xhama , dhe se cdo gjë e kishte bërë nga inati.
“Afrimi një ditë telefonoi edhe babain tim duke i thënë se do më vriste dhe do më dërgonte me arkivol në shtëpinë time. Edhe vjehrri ka tentuar të më godiste me tullë. Ditën e ngjarjes vjehrra dhe vjehrri donin të më përzinin nga shtëpia dhe pasi Afrimi ka ardhur nga Italia më ka goditur duke më kapur prej flokësh dhe vjehrra dhe vjehrri vetëm shikonin dhe qeshnin. Unë kam goditur vetm dy xhama dhe e kam bërë vetëm prej inatit“. përfundoi ajo
()