Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025. Nicusor Dan, ish Kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi një fitore ndaj kandidatit rival George Simion.
Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Urime @NicusorDanRO për zgjedhjen si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq,” – u shpreh Presidenti Begaj në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.