Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar pamje nga takimi i zhvilluar në Bruksel me Sekretarin Ekzekutiv të Internacionales Demokrate të Qendrës, Antonio López-Istúriz White.
Berisha shprehet se i ka folur z White për ‘farsën elektorale të 11 majit në Shqipëri’. Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU), ku Berisha përfaqësoi opozitën shqiptare.
Postimi i kreut të PD Sali Berisha:
Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) në Bruksel, me Sekretarin Ekzekutiv të Internacionales Demokrate të Qendrës,Antonio López-Istúriz White, deputet në Parlamentin Europian, duke diskutuar për farsën elektorale të 11 Maj 2025 në Shqipëri. #sb
(Arena e Lajmit)