“E drejtë kërkesa për pamjet filmike gjatë numërimit”, eksperti zgjedhor Kristaq Kume në “Log”: Rrit transparencën dhe prodhon prova

Kristaq Kume, ekspert në çështjet zgjedhore, i ftuar në LOG në News24, u shpreh se është e drejtë e kandidatëve (referuar disa kandidatëve humbës) të kërkojnë pamjet filmike të numërimit, pasi kjo rrit transparencës.

Sipas Kumes, Kodi zgjedhor tashmë përmban rivlerësimin dhe rinumërimin e votave nëse ekziston prova dhe jo thjesht dyshim. Pamjet filmike edhe mund ta vërtetojnë këtë

“Sa i takon kërkesës për pamjet filmike, për mua i shërben transparencës së procesit. Rinumërimi prodhon prova. Gara është normale, madje e bukur, e paparashikuar. Garuesit kanë të drejtë të kërkojnë informacion të plotë. Mund të ketë gabime, nuk e quaj si mosbesim të njerëzve që kanë te numëruesit, edhe pse kanë qenë nën presion.

Garuesi, që pretendon që i është ngrënë haku, e ka të drejtë të kërkojë këtë. Nëse ka manipulim, numëruesi do të përgjigjet para ligjit, gjithnjë nëse ka prova. Kodi Zgjedhor tashmë ka rivlerësimin dhe numërimin. Kjo për të rritur transparencën. Hapja e kutive është tjetër gjë” – u shpreh ndër të tjera Kristaq Kume.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook