Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin Koha për t’u zgjuar në News 24 theksoi se koncepti i pensionit social në Shqipëri do të kalojë në një transformim të rëndësishëm, duke u bazuar në kontributin që çdo individ ka dhënë gjatë periudhës së punës. Ai shpjegoi se, për të marrë ndihmën financiare nga shteti, do të merren parasysh sa i ka kontribuar çdo individ skemës së pensioneve.
Hoxha gjithashtu bëri me dije se kur një i punësuar është i sëmurë, sëmundja e tij vlerësohet nëpërmjet një raporti nga mjeku i familjes për një periudhë prej 14 ditësh. Pas kësaj periudhe, Komisioni Mjeko-Ligjor merr përsipër vlerësimin e mëtejshëm dhe vendos nëse individi është i aftë apo jo për punë. Ai shtoi se, gjatë kësaj periudhe, qytetari mund të përfitojë ndihmën e njohur si “kempi”.
Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha: Kur një i punësuar është i sëmurë, në ditët e para vlerësohet sëmundja nga mjeku i familjes, më tej sigurohet nga Komisioni Mjeko-Ligjor, pasi kalojnë 14 ditë. Raporti te mjeku i familjes është 14 ditë. Komisioni Mjeko-Ligjor vendos nëse një person nuk është i aftë për punë dhe qytetari përfiton atë që quhet në gjuhën popullore, kempi. Pretendohet të ndryshohet paga minimale. Do ndryshojë koncepti i pensionit social, që do jetë në raport me kontributin që ke dhënë. Administrata shtetërorë duhet që të informojë qytetarët më mirë.