Elton Ilirjani ‘ndez’ rrjetin, shfaqet në krahët e burrit të tij

Aktivisti i njohur për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Elton Ilirjani, ka ndarë së fundmi një moment shumë personal me ndjekësit e tij. Përmes një postimi në Instagram Story, ai është shfaqur në një përqafim të ngrohtë me partnerin e tij, i cili mban veshur një bluzë me mbishkrimin “Siguri” ndërsa vet Eltoni shfaqet i buzëqeshur dhe i përqafuar fort pas tij.

Në mbishkrimin e postimit, ai ka zgjedhur të shkruajë: “Çështje bashkëshortore” duke ngjallur menjëherë reagime dhe kuriozitet në rrjet.

Kjo dalje e tij intime vjen në një moment kur Ilirjani është kryefjalë e mediave, pas deklaratave të bujshme mbi jetën personale të artistes Parashqevi Simaku, që kanë nxitur një sërë diskutimesh në publik dhe rrjetet sociale.

Ndryshe nga postimet e zakonshme ku Eltoni përdor ironinë, mesazhet sociale apo aktivizmin e drejtpërdrejtë, këtë herë ai ka zgjedhur një ton më të butë dhe emocional – duke ndarë një copëz nga jeta e tij në çift.

Nëse postimi është thjesht një moment dashurie apo një mesazh më i thellë për dashurinë pa kufij, këtë e lë për ta gjykuar publiku. Një gjë është e sigurt: Eltoni di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook