Këtë të hënë fillon Euro U17, event që do të mbahet në Shqipëri. Kuqezinjtë do të përballen me Portugalinë, ku do të kërkojnë një rezultat pozitiv.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shpreh i kënaqur që ky eveniment do zhvillohet në vendin tonë.
Postimi:
19 maji shënon një ditë historike për futbollin shqiptar!
Për herë të parë në vendin tonë zhvillohet një Kampionat Europian, UEFA European Under-17 Championship Albania 2025. 🇦🇱⚽️
Një mundësi unike për të rinjtë tanë që të tregojnë talentin, për tifozët që të përjetojnë emocione të mëdha dhe për gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane.
Mirë se vini Portugalia, Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Belgjika dhe Çekia!
Le të jetë ky Europian një festë e vërtetë në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.