Fitoi mandatin e deputetit me Partinë Mundësia, Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë dy mandate në rang kombëtar, të dyja në Tiranë, së bashku me Agron Shehajn.

I ftuar në emisionin LOG në News24, Kapri u shpreh se vota e Diasporës pati problemet e veta dhe nuk solli gjë të re, madje cënoi fshehtësinë e votës, pasi mund të fotografohej lehtësisht.

“Ne kemi problemin e votës së diasporës. Marrëveshja politike ishte e tillë mes PS dhe PD, që lejojmë të votohet edhe nga jashtë dhe mbyllim listat, por ndërkohë nuk kishte kuota mandatesh për këtë pjesë të shqiptarëve.

Mos harrojmë, ne kemi pasur në Kuvendin e parë të Shqipërisë një deputet nga diaspora, ishte Fan Noli. 200 mijë vota nga diaspora prodhojnë 20 deputetë apo jo? Ndërsa çfarë prodhoi vota e Diasporës në këto zgjedhje?

I gjithë pushteti punoi 3 muaj me adminisratën me votën e Diasporës. Vota e Diasporës e cënoi fshehtësinë e votës, pasi çdokush mund ta fotografonte, edhe kushërinj të mi më kanë nisur foto në privat që ja të kemi votuar ty” – tha Kapri.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook