Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar analisti Erl Murati i cili ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të cilat u fituan nga Partia Socialiste e cila arriti të merrte 83 mandate.
Sipas Muratit zgjedhjet kanë një numër rekord pjesëmarrjeje reale dhe është ndryshe nga shifrat e dhëna nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Ai theksoi se priste më shumë pjesëmarrje nga qytetarët në diasporë.
“PS në këto zgjedhje ka marrë numër rekord. Unë besoj se pjesëmarrja reale në zgjedhje janë më shumë se ajo që thotë KQZ rreth 70%. Unë prisja pjesëmarrje më të lartë nga diaspora”, tha ai
Murati shtoi më tej se në zgjedhjet e 11 majit ekziston dhe mundësia që shumë qytetarë të kenë votuar edhe partitë e tjera. Gjatë fjalës së tij ai tha se rezultati në zgjedhje nuk ishte suprizë pasi çdo sondazh e tregonte si forca politike fituese.
“Shumë qytetarë mund të kenë votuar edhe partitë e tjera. Rezultati në zgjedhje të Partisë Socialiste nuk ishte surprizë pasi cilido sondazh e tregonte si fituese”, përfundoi Murati
()