FOTO/ Daku-Muçi, fanellë për Serbinë, Sylvinho me “dhimbje koke” (VIDEO)

Me Serbinë në horizont, sfida më e rëndësishme për Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit FIFA2026, Sylvinho ka disa arsye për të buzëqeshur, por sigurisht, si në çdo prag grumbullimi, ka në kokë edhe shumë dilema. Lajmi i shkëlqyer është “shpërthimi” i Mirlind Dakut, një nga mungesat e rëndësishme në dy sfidat e para.

“Bomberi” kuqezi duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar pasi u rikthye me një “dopietë” në Rusi. Daku ishte protagonist absolut për ekipin e tij Rubin Kazan, jo vetëm për dy golat e shënuar, por shpërdoroi dhe 11-metërsh. Me këtë dy golësh, Daku shpreson fillimisht për një ftesë dhe më pas të ketë një rol përcaktues përballë Serbisë.

Lajmi i mirë është edhe rikthimi i Ernest Muçit, me talentin kuqezi që dhuroi një asssit të pastër këtë fundjavë. Sulmuesi shqiptar u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në minutën e 71-të shërbeu për Rafa Silvën që barazoi shifrat në 1-1. Paraqitja e dy legjionarëve fut në mendime trajnerin Sylvinho pasi sipas Panorama Sport, dy lojtarët do të jenë në garë për një ftesë:

Panorama Sport
Panorama Sport

Daku dhe Muçi, fanellë për Serbinë. Sulmuesi shënon në Rusi, anësori assist në Turqi, kërkojnë ftesën në qershor”, shton ndër të tjera gazeta më e madhe sportive në vend në faqen e parë.

Pas dy golave të shënuar ndaj Andorras, Rey Manaj ka përforcuar pozitat e tij në radhët e Kombëtares, por sulmuesi kuqezi nuk po kalon një moment të mirë, në një kohë kur ekipi i tij ra nga kategoria, ndërsa Manaj nuk u grumbullua pasi një përplasje me trajnerin.

Nuk u preferua asnjë minutë këtë fundjave Armando Broja, me sulmuesi kuqezi që e ndoqi nga tribuna takimin Everton-Southampton. Pavarëissht këtij fakti, Broja në sytë e Sylvinho-s duket i paprekshëm.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook