GJKKO dërgoi dosjen “Partizani” për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

Ditën e sotme GJKKO ka kaluar për gjykim çështjen Partizani ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Në një prononcim për mediat avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj deklaroi se nuk kishin hapësirë tjetër dhe se vendimet e marra nga gjyqtarja Irena Gjoka janë të pavlefshme.
Ai shtoi se së bashku me Berishën nuk kanl kërkuar një shqyrtim të shkurtuar dhe se gjatë procesit ato kanë konstatuar fakte të cilat janë të pabaza.

“Të gjitha vendimet e marra prej Irena Gjokës janë të pavlefshme. Gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Dua të theksoj se kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Malltezin në arrest shtepië. Rama përmes GJKKO e dërgoi çështjen në gjyq. Ky ishte vendimi i sotëm.  Ishte citim dispozitash dhe nenesh, që janë për te studentët dhe jo për neve.  Ne nuk këmi kërkuar gjykim të shkurtuar se mungon fakti penal. Kur konstastojmë akte të pavlefshme gjykimi i shkurtuar automatikisht është i rrëzuar. Kemi leximin tonë të ligjit. Çështja e gjykimit të shkurtuar është mbyllur në këtë seancë. Do të ecet me gjykim të zakonshëm”, tha Gjokutaj

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook