Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur mjet prerës një 31- vjeçar.
I dëmtuari aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
E. Ll., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur mjet prerës (thikë), shtetasin E. C., 31 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
()