Ilir Alimehmeti jashtë parlamentit/ Berisha: Nuk humbi asgjë, ai është politikan me reputacion të mirë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet për faktin se pse Ilir Alimehmeti u la jashtë listës së sigurt, teksa u la në listë të hapur dhe më tej nuk fitoi dot një mandat deputeti. Berisha e konsideroi atë një figurë me reputacion të lartë dhe pëlqyeshmëri të madhe publike.

Sipas tij, përfaqësimi i një figure politike nuk kufizohet vetëm me praninë në parlament. Sipas tij, Alimehmeti mbetet një aset me vlerë për PD-në dhe për skenën politike shqiptare.

Sali Berisha: Ilir Alimehmeti nuk humbi asgjë, ai nuk humbi gjë, por tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë.  Ai është një veprimtar shumë i respektuar nga qytetarët, kjo duket te fakti që mblodhi kaq shumë vota. Një parti ka një gamë të gjerë përfaqësimi e përfaqësimi nuk bëhet vetëm në parlament. Doktor Alimehmeti ka një reputacion shumë të mirë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook