Jozi flet për raportin me Loredana Bratin! A janë ende bashkë?

I ftuar në një intervistë televizive në Goca dhe Gra këngëtari Jozefin Marku, i njohur nga publiku si Jozi, preku shumë tema për t’u sqaruar si buja e madhe me Gjestin, dhe raportin e tij me Loredanën.

Ai u përball me pyetje mbi jetën personale, përfshirë lidhjen që nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” me Loredana Bratin. Pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë më parë një deklaratë të qartë rreth statusit të lidhjes. I pyetur drejtpërdrejt nëse janë ende bashkë, Jozi u tregua i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë. Megjithatë, ai la të kuptohej se raporti i tyre nuk ka përfunduar plotësisht.

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës”, u shpreh këngëtari, duke lënë hapësirë për interpretim dhe për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje. Ndërkohë, mbetet për t’u parë në vazhdimësi nëse çifti do të vendosë ta zyrtarizojë raportin apo do të ndjekin rrugë të ndara.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook