Klima e Tiranës nuk i bën mirë Melonit, anulon gjithçka për dy ditë për shkak të gjendjes gripale me ethe

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, bëri xhiron e rrjeteve sociale në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, kur u prit nga homologu shqiptar, Edi Rama, i cili iu sërish në gjunjë dhe më pas e përqafoi.

Meloni, ndryshe nga sa kishte planifikuar, teksa do të vizitonte edhe kampin e Gjadrit në Lezhë për emigrantët, nuk e bëri një gjë të tillë për shkak të impenjimeve të shumta.

Siç duket, klima e Tiranës (ra shi të premten e samitit) nuk i ka bërë mirë Kryeministres Giorgia Meloni, e cila ka anuluar të gjitha angazhimet e saj të planifikuara për sot dhe nesër, përfshirë pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Rajonit në Venecia. Stafi i tij e komunikoi këtë. Vendimi u mor për shkak të një gjendjeje me ethe që e detyron të pushojë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook