Krimet zgjedhore! SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces

Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) vijojnë punën intensive në terren, duke hetuar krimet e mundshme zgjedhore të ndodhura në Qarkun e Elbasanit.

Burime zyrtare konfirmojnë se hetimet janë përqendruar si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit. SPAK dhe BKH po mbledhin prova, dëshmi dhe materiale që mund të dokumentojnë raste të tilla si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale apo përfshirje të disa bizneseve të mëdha si edhe të grupeve të strukturuara kriminale në procesin zgjedhor.Grupet hetimore janë duke analizuar pamjet filmike, komunikimet elektronike dhe të dhëna të tjera relevante me qëllim zbardhjen e plotë të çdo rasti që mund të përbëjë shkelje të ligjit zgjedhor dhe atij penal.

SPAK ka theksuar se do të ndjekë penalisht çdo individ apo grup që ka tentuar të cënojë integritetin e votës dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik. Institucioni garanton një qasje të paanshme dhe vendimtare ndaj çdo akti të paligjshëm që ka ndodhur në këtë proces.Gjatë mëngjesit të fundjavës që lamë pas SPAK dhe BKH zbarkoi sërish në Elbasan dhe Peqini,Librazhdi ,Elbasani dhe disa zona të tjera ishin në fokus të dokumentimit të krimeve të mundshme zgjedhore të ndodhura në këtë rajon i cili ka qenë në monitorim të rreptë prej disa javësh nga të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook