Kryetari i PD, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK pas pak çastesh.
Lideri i opozitës do të jetë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, të caktuar nga GJKKO.
Berisha do të pritet në hyrje të SPAK nga mbështetës të tij dhe simpatizantë të PD.
Herën e fundit që Berisha ishte në SPAK, të hënën e parë të majit, kreu i PD hodhi akuza në drejtim të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtares Irena Gjoka.
()