Në ndeshjen hapëse të Europianit të të rinjve që po mbahet për herë të parë në vendin tonë, Shqipëria U17 po pëson disfatë 0-4 ndaj Portugalisë.
Në “Arenën Kombëtare”, nuk mund të mungonin edhe kryeministri Rama me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në pjesën e parë dominuan portugezët dhe u shpërblyen në fundin e fraksionit.
Ishte Kuintas që u koordinua mirë dhe realizoi me kokë. Kuqezinjtë e Tedeskos provuan me forca të pakta por hasën mjaft vështirësi.
Portugalia dyfishoi shifrat me Miden i cili përktheu në gol një penallti, ndërsa pak më vonë shënoi edhe Kabral. Në ndeshjet e tjera të grupit, Shqipëria sfidon Gjermaninë dhe Francën.