Përfundon edhe numërimi i votave të diasporës për kandidatët për qarkun e Lezhës. Rezultati për mandate ishte “vulosur” që të shtunën, 4:3 në favor të PD-së.
Ka përmbysje te kandidatët e Partisë Socialiste. Mandatin e tretë për Partinë Socialiste, sipas votave, e ka marrë Admir Kadeli me 27 vota më shumë se Marjeta Neli.
PS – 3 mandate
Ulsi Manja (listë e sigurtë)
Ermal Pacaj (listë e sigurtë)
Admir Kadeli (7586)
Marjeta Neli (7559)

Këtë e ka konfirmuar edhe KQZ në pasqyrën zyrtare të rezultateve. Për arsye të kuotave gjinore, ndoshta KQZ mund të bëjë rokadë mes kandidatëve, por deri më tani mandati i shkon Kadelit.

()