“PSD nuk është parti lokaliste”, deputeti i ri Tedi Mula: Pretendonim 2 mandate në Tiranë, u sulmuam nga të gjitha anët

Tedi Mula fitoi mandatin e vetëm të deputetit në Tiranë nga Partia Social Demokrate, duke marrë më shumë vota në listën e hapur, rreth 2500 vota.

I ftuar në emisionin LOG në News24, Mula u shpreh se PSD merr vota në të gjithë Shqipërinë dhe nuk është parti lokaliste, pavarësisht se mandatet i ka marrë vetëm në Shkodër e Tiranë.

“Nuk jemi parti lokaliste, kemi anëtarë të këshillit bashkiak në çdo bashki të vendit. Duhej të kishte një sistem proporcional, si në Kosovë bie fjala, që partitë e vogla të marrin më shumë deputetë. Ne në Tiranë kemi pritur të marrim 2 mandate.

Kemi pasur një rritje prej 2 mijë votash në rang vendi. Secila parti lufton për vete, na kanë sulmuar në të gjitha anët. Njëlloj censurimi nga sondazhet, nuk na llogarisnin fare, edhe pse ne kishim 3 mandate në 2021 dhe morëm po ashtu 3 tani” – u shpreh Mula.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook