Ra aksidentalisht nga çatia e kishës, prifti dërgohet me urgjencë në Tiranë me helikopter

Prifti Kristaq Viso i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim mjekësor të specializuar.

Kryepeshkopi Joan Pelushi ka ndërhyrë për ta dërguar menjëherë në kryeqytet, pasi gjendja shëndetësore e priftit është e rënduar për shkak të dëmtimeve serioze në kokë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton pèr   si prifti ndodhej në çati duke punuar për të hequr disa tjegulla dhe llamarina. Për shkak të amortizimit dhe dëmtimit të strukturës së tavanit, ai ka rënë brenda hapësirave të kishës, pasi platforma ku qëndronte është shembur.

Prifti Kristaq Viso ka pësuar trauma në kokë dhe plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook