Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, ka deklaruar se rekomandimet e ardhura nga qeveria dhe institucione të tjera për luftën ndaj krimit po gjejnë zbatim në punën e institucionit që ai drejton. Megjithatë, ai ka theksuar se një pjesë e këtyre rekomandimeve nuk shoqërohen me të dhëna statistikore apo analiza të thelluara që mund të ndihmojnë në zbatimin konkret të tyre.
Sipas Dumanit, disa rekomandime janë formuluar në mënyrë shumë të përgjithshme dhe shpeshherë duken subjektive, gjë që vështirëson përkthimin e tyre në masa konkrete. “Rekomandimet janë të mirëpritura në parim, por shpesh mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme praktikisht,” – u shpreh ai. Dumani shtoi gjithashtu se mungesa e konkretizimit dhe bazës statistike i bën disa prej tyre të vështira për t’u implementuar në praktikën e përditshme të punës së SPAK.
Kreu i SPAK Altin Dumani: Rekomandimet po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqërohen me të dhëna statistikore. Disa rekomandime duken subjektive. Rekomandimet shpesh herë kanë fraza të përgjithshme. Rekomandimet mund të mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme. Në tërësi, rekomandimet janë të mirëpritura, por disa rekomandime, nga mënyra sesi janë, paraqesin vështirësi sesi do gjejnë zbatim konkret.