VIDEO/ Diaspora “vulos” fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 11 majit. Drejt fundit numërimi për kandidatët

Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe nga vota e shqiptarëve të diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Në total, nga numri i votave të diasporës, PS ka marrë 122 mijë e 72 vota, kundrejt 47 mijë e 56 votave të PD-së.

Në Berat, socialistët mblodhën 9,960 vota të diasporës, ndërsa PD vetëm 1,409.

Në Qarkun Dibër, ku më 11 maj PS përmbysi rezultatin e 4 viteve më parë duke marrë 3 mandate dhe PD 2, socialistët mblodhën 4,627 vota dhe PD 2,291 vota.

Në Durrës, socialistët arritën të fitojnë 12,718 vota nga diaspora, ndërkohë që koalicioni opozitar i drejtuar nga PD mori 5,264 vota.

Diaspora ka mbështetur më shumë socialistët në Qarkun Elbasan, ku ata fituan 13,602 vota kundrejt 3,408 votave për PD-në.

Në Fier, socialistët blinduan me votën e diasporës mandatin e 12-të. Shqiptarët jashtë vendit i dhanë PS-së 19,733 vota, ndërkohë që PD arriti të mbledhë 3,379 vota.

Diaspora ka mbështetur fort edhe socialistët në Gjirokastër me 5,228 vota, në raport me PD-në që mori vetëm 903 vota.

Në Qarkun Korçë, 10,976 votues të diasporës ia besuan votën socialistëve. Vetëm 3,388 votuan për PD-në.

Koalicioni PD-ASHM arriti të thyejë PS-në në Qarkun Kukës. 1,835 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit votuan për PD-në, kurse PS arriti të marrë 800 vota nga diaspora në këtë qark verilindor.

Screenshot 116
Screenshot 116

Edhe në Qarkun Shkodër, koalicioni PD-ASHM mori më shumë vota të diasporës, 5,852 kundrejt 5,539 që mori PS.

Qarkun Lezhë, PD e fitoi me votat brenda vendit, por diaspora votoi ndryshe, pasi 5,967 votuan për PS-në dhe 4,140 për demokratët. Socialistët shpresuan të merrnin një mandat më tepër, duke e kaluar rezultatin në 4 me 3 në favorin e tyre. Megjithatë, vota e diasporës nuk e mundësoi rrokadën e mandateve.

Në Qarkun Tiranë, nga ku dalin më shumë mandate për Kuvend – 37 gjithsej – PS fitoi 22,043 vota nga diaspora, ndërsa PD 13,159.

Vota e diasporës i dhuroi socialistëve mandatin e 9-të në Qarkun Vlorë. Numërimi i votave brenda vendit ndau mandatet 8 me 4 për PS-në. Por diaspora ishte ajo që bëri diferencën e madhe duke i shtuar socialistëve një mandat deputeti. 11,325 shqiptarë nga jashtë vendit votuan për PS-në, ndërkohë që 2,028 të tjerë besuan tek PD-ja.

Në përballjen e 11 majit, diaspora u shfaq si vendimtare në shpërndarjen e mandateve për deputetët, që do të ulen në sallën e Parlamentit në fillim të muajit shtator, kur do të nisë legjislatura e re.

REZULTATET E ZGJEDHJEVE TË 11 MAJIT

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook