Kryeministri hungarez Viktor Orban i dha mbështetje gjatë fushatës në Rumaninë fqinje, humbësit të zgjedhjeve presidenciale rumune, kandidatit konservator George Simion.
Ai e bëri këtë, pasi si hungarezi ashtu dhe rumuni , karakterizohen si pro-Trumpista, si kundërshtarë të ndihmës për Ukrainen, dhe si idhtarë të një shoqërie me të drejta të kufizuara për LGBT-të.
Aleanca midis Orbanit dhe Simioni gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale rumune shfaqej në këtë menyre sa e natyrshme aq dhe strategjike. Veçse, në Rumani ka nje minoritet shumë të madh hungarez, një milion banorë të përqëndruar në Transilvani të cilët kandidati që mbështetej nga Orbani i ka halë në sy.
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale Simion bëri një fushatë të shfrenuar kundra minoritetit hungarez të Rumanisë. Ai parashikonte në program t’u hiqte shumë të drejta për t’i asimiluar.
Në këto kushte , hungarezët e Rumanisë nuk arrinin ta kuptonin sesi udhëheqësi i vendit të tyre amë, Orban, bëhej aleat me një fanatik anti-hungarez si Simioni.
Kështu, për inat të Orbanit, por dhe me një instikt vetëmbrojtjeje, hungarezet e Rumanisë vendosën t’ja jepnin masivisht votën e tyre kandidatit pro-europian rumun Nikusor Dan-it që fitoi zgjedhëet presidenciale rumune të djelën falë votës së minoritetit hungarez.
Një skenar ky krejtësisht i papritur për Viktor Orban i cili e kishte më se të sigurt se do të fitonte kandidati konservator si ai George Simioni. Por skenari i Orbanit nuk kishte llogaritur të papriturën tjetër, votën e hungarezëve të Rumanisë që do të ndërronte gjithshka.
Eshtë sa pa e pakuptueshme aq dhe surrealiste sesi Orban i bëri llogaritë kaq gabim me minoritetin hungarez kur George Simion kishte ndërmarrë haptazi një kryqëzatë të vërtetë kundra këtij minoriteti. Simion kishte shkuar deri aty sa të vinte në program edhe mbylljen e partisë që përfaqëson minoritetin hungarez në Rumani duke cilesuar atë si një parti « etniko – terroriste ».
Kjo llogari e gabuar e Orbanit duket dhe më e pakuptimtë kur dihet sesa shumë Orban i ka mbrojtur hungarezët e Rumanisë per intersat e tia elektorale sepse vota e diasporës i shërbente Orbanit për të fituar në zgjedhjet në Hungari.
Orbani ka krijuar prej vitesh një marredhënie speciale me këtë minoritet duke ndërhyrë shumë aty si ajo që bën Vuçiç me serbët e Kosovës apo me ata të Bosnie-Hercegovinës. Që nga 2010 Orban u jep pashaporta këtyre hungarezëve rumunë dhe derdh aty shuma për shkolla dhe stadiume si për t’i « blerë » hungarezët e Rumanisë si një bastion i rëndësishëm votash për të në Hungari.
Andaj ky minoritet i madh hungarez në Rumani u kap krejt në befasi, kur “ati” i tyre financiar dhe shpirtëror, Viktor Orban, filloi të shndërrohej në mbështetës të armikut të tyre, politikanit konservator rumun George Simion që ky të zgjidhej president i Rumanisë.
Këtij paradoksi , hungarezët e Rumanisë i dhanë fund pa hezitimin më të vogël. 90% e votave të tyre të së djelës së kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale rumune shkuan në favor të rivalit të kandidatit konservator.
Nikusor Dan fitoi kështu shumë më thellë tek hungarezët e Rumanisë sesa te vetë rumunët etnikë. Shuplaka që hëngri dhe Orban mund t’i shkaktojë këtij tani një dëm koletaral së shpejti.
Kur të vije rradha e zgjedhjeve legjislative në Hungari pas një viti, a do të votojnë më për Orbanin hungarezët e Rumanisë siç e bënin në të kaluarën? Rivali i Orbanit, shefi i Opozitëes hungareze Peter Magyar nuk ka pritur për ta filluar që tani fushatën.
Ai po i merr erzin Viktor Orbanit me epitetin « tradhtar » i hungarezeve të Rumanisë duke shpresuar shumë kështu ta devijojë në favor të tij këtë këtë votë 1 milionshe.