Aplikoi dy herë për pasaportë biometrike duke paraqitur gjeneralitete të ndryshme, procedohet 65-vjeçarja

Një 65-vjeçare është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kryer mashtrim në procesin e pajisjes me dokument identifikimi. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases Z. U., 65 vjeçe.

E dyshuara akuzohet se ka aplikuar dy herë për pasaportë biometrike, duke përdorur gjeneralitete të ndryshme në secilin aplikim. Rasti është në ndjekje të mëtejshme nga organet kompetente për të zbardhur rrethanat dhe qëllimin e këtij veprimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. U., 65 vjeçe, pasi dyshohet se ka aplikuar 2 herë për pasaportë biometrike, duke paraqitur gjeneralitete të ndryshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook