Arjola jep lajmin e trishtë, humb njeriun e zemrës

Aktorja dhe personazhi i njohur i ekranit, Arjola Demiri, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të dhimbshëm: ndarjen nga jeta të gjyshit të saj të dashur.

Me një postim të mbushur me emocion dhe dashuri, Arjola e kujton atë si një figurë emblematike në jetën e saj – një baba i dytë, mik, mësues dhe frymëzim.

“Një shpirt i pastër që më ka dhuruar dashuri pa kushte,” shkruan ajo ndër të tjera, duke rrëfyer mirënjohjen për kujtimet dhe mësimet që ai i ka lënë. Arjola thekson se është me fat që fëmijët e saj patën mundësinë të njihnin një burrë të tillë të mbushur me dashuri, fisnikëri dhe krenari.

Në rreshtat e saj prekës, ajo e përshkruan ndarjen si të vështirë, por me një zemër plot dashuri dhe respekt. “Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë vajza e gjyshit,” shkruan Arjola, duke i dhënë lamtumirën e fundit një prej njerëzve më të rëndësishëm të jetës së saj.

Ajo mbyll postimin me fjalët prekëse: “Për jetë, Lolpacolia jote”, një nofkë personale që tregon lidhjen e veçantë mes tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook