Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi në “LOG.” se deputetët e opozitës në parlament do të bashkojnë votat me mazhorancën, vetëm për kalimin e akteve që kërkon Brukseli dhe që lidhen me procesin e integrimit. Berisha tha se ndonëse Rama e ka shumicën e cilësuar për të miratuar kandidaturën e Avokatit të Popullit, mandatin e SPAK apo dhe votimim e kandidaturës së Presidentit, PD nuk do të marrë pjesë në votim.
Sali Berisha: Strukturat për hetime komplekse që propozon qeveria e Ramës kanë për qëllim kontrollin e strukturave. Dumani u shpreh se ka struktura KLGJ dhe KLP që e bëjnë këtë. Përpjekjet e Edi Ramës kanë qëllim të fusin në kontroll cdo qelizë të tyre.
Kontrollojnë Dumanin dhe asnjë dosje e Ramës nuk kalon. Janë për tu kaluar disa nene në parlament që të kalojë me shumicë të cilësuar, avokati i popullit, mandati i SPAK.
Përvec reformave që kërkon BE, pra akte të qeverisë që lidhen me vendimin. Opozita do të jetë me vota pro vetëm për ato që kërkon Brukseli.
()