Durrës/ Alarm për eksploziv në sheshin përgjatë Velierës, forca të shumta policie në terren

Një prezencë e shtuar e forcave të policisë është vërejtur mbrëmjen e sotme në rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe bulevardin Epidamn në qytetin e Durrësit.

Mësohet se disa mjete të policisë janë vendosur përgjatë këtyre segmenteve, ndërsa këto zona janë rrethuar me shiritin e sigurisë.

Sipas burimeve për news 24 dyshohet për një eksploziv me telekomandë i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilët janë në pritje të ekipeve të ekspertëve antieksploziv nga Tirana.

Pako ka rënë në rrugë dhe pritet të vijnë forca xheniere për të bërë verifikimin.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook