EKSKLUZIVE/ Protestë e shqiptarëve në burgun e Korfuzit, njëri djeg qelinë e tij. Gardianët e dhunojnë dhe e kërcënojnë me jetë (FOTO+VIDEO)

Shqiptarët që ndodhen në burgun e Korfuzit protestë për të drejtat e tyre. Ata pretendojnë se ndodhen në kushte skandaloze dhe se diskriminohen ngaqë janë shqiptarë dhe në burg nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut, si ushqim, ujë dhe të drejtat ligjore për marrjen e lejeve dhe lirimeve me kusht nga burgu.

Sipas tyre ata trajtohen ndryshe nga të burgosurit e tjerë që janë grekë të cilët sipas tyre kanë privilegje. Në shenjë protestë një i burgosur shqiptar ka djegur qelinë e tij. Ai pas këtij veprimi është dhunuar nga gardianët dhe është kërcënuar me jetë.

Pamjet e siguruara nga gazetari i News24, Igli Çelmeta, tregojnë edhe kushtet e rënda të burgut të Korfuzit ku ndodhen shqiptarët. Ata kërkojnë që ministria shqiptare e drejtësisë dhe ambasada shqiptare në Greqi të ndërhyjë për të drejtat e tyre.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook