Italia kërkon ekstradimin/ Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun, do qëndrojë në arrest shtëpie

Gjykata e Lartë prish vendimin e Gjykatës së Apelit dhe liron nga qelia Kreshnik Farrukun. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Kreshnik Farruku i cili njihet edhe si Kreshnik Budlla, do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Ai u vetëdorëzua në janar të këtij viti dhe Gjykata e Durrësit e dërgoi atë në arrest shtëpie. Gjatë kësaj kohe SPAK ngriti akuzë të re për të dhe u caktua arrest me burg, masë që u rrëzua më vonë nga Gjykata e Posaçme.

Ndërkohë, në seancën e 7 janarit 2025, Gjykata e Durrësit kishte marrë në shqyrtim kërkesën për arrestimin e përkohshëm ndaj Kreshnik Farrukut, pasi Gjykata e Breshias në Itali, me vendimin nr.Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, kishte caktuar ndaj tij në masën e sigurimit “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat “Organizat kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Sipas dosjes italiane rezultonte se Kreshnik Farruku trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine në portet e Italisë.

Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin e Kreshnik Farrukut dhe përballjen e tij me drejtësinë atje.

Dy vëllezërit Kreshnik dhe Erneo Farruku ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në shtetin italian.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook