“Kushdo që mendon se PD nuk po reflekton, e ka gabim”/ Belind Këlliçi: Nga unë i pari do të mbajmë përgjegjësi. Ilir Alimehmeti jashtë parlamentit, çmenduri!

Anëtari i kryesisë së PD dhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, duke folur në studion e News24, u shpreh se të gjithë kandidatët në listën e mbyllur të PD do të mbajnë përgjegjësi për humbjen në garën e 11 majit.

Këlliçi tha se kushdo që mendon se nuk po reflekton PD, e ka gabim. Por sipas tij, këto debate partiake nuk do të bëhen në media, pasi janë forumet e partisë.

“Duke nisur nga unë cdo njeri do duhet të merret në analizë, sa ka punuar, objektivi që ka arritur, por kjo është çështja jonë”, u shpreh Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi: Pa diskutim nuk duhet t’i shmangemi përgjegjësive tona. Padyshim do të ketë një matje të performancës së cdo kandidati në listën e mbyllur. Ky kod elektoral që uroj të mos bëhen më kurrë zgjedhje me këtë kod, asnjëherë skam qenë dakord por e tillë ka qenë vendimmarrja, qëndrimi i partisë në pushtet, ata kanë imponuar me votat që kanë, ky kod elektoral është produkt i Edi Ramës, është kodi më me defekte që ka prodhuar ndonjëherë pluralizmi shqiptar. Dhe uroj që të jenë zgjedhjet e fundit që bëhet ky diferencim midis kandidaturave, ku një pjesë e kandidatëve kanë qenë të qetë në listën e mbyllur dhe të tjerë në listë të hapur që i është dashur të bëjnë shumë herë më shumë punë, sic është rasti i Ilir Alimehmeti që merr 18 mijë vota dhe mbetet jashtë parlamentit që është çmenduri më vete. Me kodin e kaluar ilir alimehmeti do ishte në kuvend.

Nuk mundet analizat, debatet partiake të bëhen në media, janë forumet e partisë. Duke nisur nga unë cdo njeri do duhet të merret në analizë, sa ka punuar, objektivi, por kjo është çështja jonë. Kushdo mendon se nuk po reflekton PD e ka gabim.

Të gjithë jemi në një fazë ku po reflektojmë mangësitë tona, por vëmendja niuk duhet të shkojë tek debatet tona të brendshme. Unë e di që vetëm PD ka diskutim. Se një herë të vetme që 3 kolegë të PS u ankuan se ia vodhën votat nga brenda i ra me sëpatë Rama brenda një ore dhe sot kanë tërheq kërkesën.

Patjetër nuk i shmanget askush përgjegjësisë duke nisur nga unë dhe të tjerë që patën privilegj që të ishin në listat për deputetë.

Nuk duhet të humbim kohë me denoncimet, për atë që panë të gjithë shqiptarët, për intimidimin e punonjësvse të shtetit. Ne kemi prova e fakte për çdo gjë që deklarojmë, dhe do ja cojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook