
Pasi lanë reality show-n “Ferma VIP” për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë, Limi dhe Alba janë zhvendosur së bashku në Tiranë, ku po bashkëjetojnë.
Por mbrëmja e djeshme solli një të papritur që ka ngritur dyshime për krisje në çiftin e ri.
Teksa Alba ishte e ftuar në puntatën me Luana Vjollcën, një situatë e pazakontë ndodhi në banesën që ajo ndan me Limin.
Nga profili i tij zyrtar në Instagram, u publikua një video që tregonte një vajzë provokuese, gati nudo, duke bërë lëvizje me konotacion seksual.
Videoja u fshi shumë shpejt, por mjaftoi që të bëhej virale dhe të ngjallte reagime të forta në rrjet.
Pasi u informua për situatën dreitpërdrejt qjatë emisionit, Alba reagoi menjëherë duke kontaktuar me vajzën që shfaqej në video.
Ajo i kërkoi asaj të largohej menjëherë nga banesa e Limi-t, duke e paralajmëruar publikisht me fjalët: “Nëse nuk del tani, do ketë tërmet!”.
Në një lëvizje të menjëhershme, Alba u largua nga studioja për t’u nisur drejt banesës së përbashkët, me qëllimin për të sqaruar gjithçka.
Ende nuk dihet nëse profili i Limi-t është hakuar, apo nëse videoja ishte postuar me vetëdije. Në rrjet kanë nisur aludimet për një ndarje të mundshme, por asnjëri prej tyre nuk ka reaguar më pas në mënyrë zyrtare.