Marrëveshja “1 milionë euro” në Itali për drogën që çoi në vrasje/ “Në Shënjestër” zbulon lidhjet e Kristian Markut me fiset Reçi e Gjini

Kristian Marku, i njohur ndryshe si Kristi Bardhi, ishte një nga emrat më të lakuar në dosjet e policisë për ngjarje të lidhura me gjakmarrjen e përgjakshme mes familjeve Reçi, Gjini dhe Bardhi në Rrëshen.

Viktimë e një atentati mafioz më 13 janar 2025, Marku kishte një dosje të pasur penale që përfshinte përfshirje në disa ngjarje kriminale, shumë prej të cilave ishin pasojë direkte e konfliktit të vjetër mes familjeve rivale.

Pas atentatit ndaj Markut në Vlorë, policia e Lezhës kreu kontrolle në banesën e Martin Reçit në Rrëshen, një pjesëtar kyç i fisit Reçi.

Megjithatë, nga kontrolli nuk u gjet asnjë provë që ta lidhte drejtpërdrejt familjen Reçi me vrasjen. Vetë Martin Reçi e pranoi ekzistencën e një konflikti të thellë mes familjes së tij dhe asaj të Markut.

“Lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku mbrëmjen e 13 Janarit 2025, humbi jetën Kristian Marku (Bardhi), Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Martin Reçi, pjesëtar i fisit Reçi.

Por nga ky kontroll nuk u arrit të gjendej asnjë ndonjë send i kundraligjshëm, apo që kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Ndërsa ky shtetas ka pohuar konfliktin serioz midis familjes së tij dhe familjes Marku alias Bardhi”, thuhet në dosjen hetimore që ka siguruar emisioni “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24.

Burime nga grupi hetimor tregojnë se rrënjët e gjakmarrjes e kanë fillesën në një prishje pazari droge në Itali në vitin 2017, mes Gaspër Reçit dhe Preng Gjinit, një marrëveshje e prishur që kishte në lojë mbi 1 milion euro. Kjo solli një valë hakmarrjesh që përfshiu edhe fisin Bardhi.

Gjithçka nisi me vrasjen e Saimir Jakut, ish-drejtor i linjës së tensionit të lartë për Veriun në OSHEE, më 9 shtator 2016. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi në një lokal të frekuentuar në qendër të Rrëshenit. Sipas hetuesve, pas kësaj vrasjeje fshihej Kastriot Reçi – një emër i njohur për autoritetet italiane për aktivitet kriminal në trafik droge.

Vetëm disa muaj më vonë, më 28 prill 2017, në Romë u ekzekutua vëllai i Kastriot Reçit, Gaspër Reçi. Kjo vrasje u pa si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë, dhe çoi në thellimin e konfliktit në të dy anët e Adriatikut.

“Gasper Reçi, 43 vjeç u qëllua në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet e palës italiane nuk u arrit të identifikohej asnjë autor për ngjarjen.

Personi i vetëm që ishte me viktimën në banesë në momentin e atentatit rezultonte të ishte vajza e ti”, janë detaje që gjenden në dosjen hetimore të Kristian Markut.

I dyshuari kryesor i prokurorisë italiane për vrasjen e Gaspër Reçit, ishte Preng Gjini. Dhe shkak duket se ishte bërë humbja e një sasie të madhe droge, që kishte çuar edhe në nisjen e konfliktit midis të dyve. Ku në vijim të këtij konflikti më datë 28 Gusht 2018 u qëllua me armë zjarri, Arben Gjini, kushëri i Preng Gjinit.

Po për të krijuar një alibi sa më të besueshme se nuk ishte ai autori i vrasjes së Gaspër Reçit, Preng Gjini shfaqet në një lokal në Tiranë në prani të dajës së tij, ku qëndron për disa orë. Por ky duket se është vetëm sipari i asaj që do të ndodhë më pas.

Pasi tashmë plumbat zhvendosen dhe fillojnë dhe qëllojnë edhe në Belgjikë. Aty ku më datë 6 Shtator 2017, ekzekutohet në Komunën Forest, 31 vjeçari. Kreshnik Gjini. Që ishte nipi i Saimir Jakut, drejtorit të OSSHE për Veriun, të ekzekutuar,

Kreshnik Gjini që u qëllua për vdekje, vetëm tri ditë përpara 1-vjetorit të vrasjes së dajës së tij. Ekzekutim që u krye në sy të koleges së tij në lokalin ku ai shërbente dhe që erdhi vetëm disa muaj pas vrasjes në Itali të Gaspër Reçit.

Vrasja e Kreshnik Gjinit, që thuhet se u porosit nga Kastriot Reçi, si hakmarrje e pastër për ekzekutimin në Romë të vëllait të tij Gaspërit. Por familja Gjini nuk do ta falte kurrë vrasjen e nipit të tyre në Belgjikë.

Edhe pse iu desh të merrnin kohë për të përgatitur planin për të larë hesapet me Kastriot Reçin. Por para se Preng Gjini të gjente shtegun për të hequr qafe Kastriot Reçin, duket se ky i fundit ishte një hap më përpara në planin e tij për të eleminuar pjesëtarët e familjes Gjini.

Viktima e radhës do të ishte Armando Gjini, që mbante edhe emrin Tonin, vëllai i Preng Gjinit i cili u ekzekutua në qytetin e Rrëshenit më 12 gusht 2019, pasi më herët i kishte shpëtuar një atentati me tritol, të vendosur poshtë makinës së tij, por që e kishte pikasur në kohë.

Vrasje e cila duket se përshpejtoi hakmarrjen për eleminimin e Kastriot Reçit. Informacione mbi planet e Preng Gjinit, për t’u hakmarrë për vrasjen e nipit dhe të vëllait, të cilat në atë kohë i kishte edhe policia. Por që nuk mundi ta parandalojë eleminimin e Kastriot Reçit.

“Në bazë të informacionit që kemi më datë 8 Nëntor 2019, thuhet se shtetasi Preng Gjini është duke u përgatitur për t’u hakmarrë.

Objektivi është Kastriot Reçi, i cili dyshohet se është organizator i vrasjes së vëllait të tij. Po sipas informacioneve që kemi, për këtë qëllim, Preng Gjini e ka dërguar familjen në Itali, ndërsa vetë është duke qëndruar në Shqipëri për t’u hakmarrë.

Po kështu Preng Gjini është duke u përgatitur për të vrarë dy veta nga familja Reçi. Ku objektiv kryesor është Kastriot Reçi, me të cilin ka pasur konflikte për shkak të trafikut të drogës”, thuhet në dosje.

Edhe pse biznesmeni Kastriot Reçi lëvizte në Rrëshen në masa të larta sigurie, ky protokoll I rreptë nuk i shpëtoi dot atij jetën. Pasi më datë 7 Janar 2020, ai u qëllua në qendër të qytetit, vetëm pak sekonda pasi kishte zbritur nga makina e tij, me një plumb në kraharor, nga një armë snajper, e vendosur në lartësinë e një pallati nga një snajperist i cili u largua me një paruke në kokë i veshur me fustan.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook