Nuk fitoi mandatin e deputetit, Qefalia zbulon çfarë do të bëjë në të ardhmen: Do jem në familjen e PS, për ta çuar Shqipërinë në BE

Xhemal Qefalia, deputet aktual i Partisë Socialiste, i cili nuk arriti të fitojë një mandat në zgjedhjet e 11 majit, foli për herë të parë pas rezultatit. I ftuar në studion e News 24, Qefalia shprehu mirënjohjen për votuesit dhe konfirmoi përkushtimin e tij të pandryshuar ndaj Partisë Socialiste dhe objektivave të saj.

“Unë falënderoj të gjithë ata që më votuan. Ekipi dhe stafi me të cilët kam punuar, kanë qenë më të mirët, që më kanë ndjekur nga pas. Unë do të jem bashkë me ata,” u shpreh Qefalia, duke theksuar se nuk do të largohet nga jeta politike dhe angazhimi qytetar.

Ai siguroi se do të vijojë të mbetet aktiv brenda strukturave të PS-së: “Do jemi bashkë për të vazhduar dhe për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kudo që të jem, do jem zë i përfaqësuesve që më kanë votuar. Nuk do i braktis kurrë, ashtu siç nuk më kanë braktisur.” Duke bërë një koment edhe për procesin e votimit, Qefalia shtoi me një dozë humori: “Unë votova në të njëjtin vend me kryeministrin, shpresoj të ketë votuar deputetin e zonës.”

youtube.com/watch?v=p3WtgL51MNE&feature=youtu.be

Xhemal Qefalia: Unë falënderoj të gjithë ata që më votuan. Ekipi dhe stafi me të cilët kam punuar, kanë qenë më të mirët, që më kanë ndjekur nga pas. Unë do të jem bashkë me ata. Do jemi bashkë për të vazhduar dhe për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kudo që të jem, do jem zë i përfaqësuesve që më kanë votuar. Nuk do i braktis kurrë, ashtu siç nuk më kanë braktisur. Unë votova në të njëjtin vend me kryeministrin, shpresoj të ketë votuar deputetin e zonës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook