Papunë që prej largimit nga United, Ten Hag mund të rikthehet në pankinën e…

Trajneri i njohur Francesco Farioli vendosi të largohej nga Ajax një ditë pas përfundimit të kampionatit. Zhgënjim i madh te gjigandët holandez, që nuk fituan dot titullin, pavarësisht se kishin një avantazh prej nëntë pikësh, duke lejuar PSV Eindhoven të kompletojë një përmbysje të madhe dhe të “rrëmbejë” trofeun.

Ajax ka filluar nga puna për gjetjen e pasuesit të Fariolit.  Favoriti i madh  për pankinën është në fakt Erik Ten Hag.

Papunë që prej lamtumirës së tij me Manchester United, Ten Hag  mund të rikthehet të drejtojë gjigandin holandez, që udhëhoqi mes viteve 2017 dhe 2022.

Kandidati tjetër është i riu Paul Simonis, trajneri  40-vjeçar i Go Ahead Eagles, ekipi fitues i Kupës së Holandës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook