Partizani do të përgatitet në vazhdim për Europën, ku rrugëtimi nis nga turi i parë i Ligës së Konferencës.zuna“Demat” do të futen në merkato dhe një nga rolet që tregon boshllëk është krahu i djathtë i mbrojtjes. Pas largimit të Andi Hadrojt, Partizani nuk afroi zëvendësues. Osmanllari shihej si opsioni i vetëm me rolin e tij natyral, por nuk u preferua thuajse fare.
Skënder Gega tani mund të bëjë llogaritë me tjetër alternativë. Bëhet fjalë për Henri Zunën, i cili ndodhej në huazim. 21-vjeçari ka përfunduar huazimin te Kastrioti në Kategorinë e Parë. Zuna u preferua titullar nga krutanët, që në fund siguruan mbijetesën. Te Partizani ndërkohë ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin kampion në vitin 2023.
Asokohe mori minuta në katër ndeshje të kampionatit. Ndërkohë, nuk dihen detajet e kontratës që Zuna ka aktualisht me Partizanin.