Rivalët e Egnatias në Champions, rrezikohet “derbi” me kampionët e…

Egnatia, për të dytin sezon radhazi, e sheh veten si pjesëmarrëse të Champions League, pasi u shpall sërish kampione e Shqipërisë, duke dominuar futbollin shqiptar. Presidenti Demrozi ka pranuar publikisht se synimi janë grupet e Ligës së Konferencës, ku duket thënë se duke parë cilësinë e ekipit, gjithçka është e mundur, por aspak e lehtë.

Në ndarjen e vazove, Egnatia renditet në vazon e jo favoritëve për shkak të koeficientit të ulët (2.500) dhe kundërshtarë të mundshëm ka emra të frikshëm si Ludogorets, Malmo, Zalgiris apo KuPS. Sakaq, në vazon e rivalëve të mundshëm të Egnatias është edhe Drita, që ka një koeficient 9.000, çka i jep një avantazh të konsiderueshëm mbi rivalët e mundshëm në raundin e parë të Champions League.

Në vazon e jo favoritëve, njëkohësisht si rivale e mundshme e Dritës është edhe Shkëndija e Tetovës, skuadra shqiptare që u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut. Rivalët e mundshëm të kuqezinjve janë të njëjtët me Egnatian.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook