Valë kritikash ndaj Sinboy: Objektivizim, seksizëm dhe arrogancë në rrjetet sociale

Reperi i njohur Sinboy është rikthyer në vëmendje jo për muzikën, por për një seri postimesh në Instagram që kanë shkaktuar reagime të forta në rrjet. Këtë herë, artisti ka publikuar imazhe të vajzave të panjohura, të fotografuara nga pas në ambiente publike, duke lënë të kuptohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me disa prej tyre në një kohë shumë të shkurtër.

Në postimet e tij, Sinboy ka përmendur fillimisht se ka qenë me 6 vajz brenda vetëm dy ditëve. “A shkojmë për tetë?”, shkruan ai me ironi në një nga story-t, ndërsa në një tjetër shton: “Përkrahni këngën time të re, kam nevojë për para për prezervativë”.


Përveç pretendimeve, ai ka ndarë edhe vlerësime numerike për vajzat e fotografuara – pa zbuluar identitetet e tyre – duke nxitur zemërim të madh në publik. Në rrjetet sociale, komentuesit kanë dënuar ashpër mënyrën si reperi objektivizon dhe ul dinjitetin e grave, duke e akuzuar për seksizëm, përçmim dhe sjellje të papërgjegjshme.

Sinboy nuk është i panjohur për skandalet e tij publike, por këtë herë duket se ka kaluar çdo kufi etik. Sjelljet e tij ngrenë sërish pyetjen se deri ku shkon një personazh publik për pak vëmendje – dhe çfarë roli ka publiku në normalizimin e kësaj forme “promovimi”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook